Në mjedisin e biznesit të sotëm, ku ritmi është shumë i shpejtë dhe kërkesat janë të larta, roli i auditorëve dhe kontabilisteve është më i rëndësishëm se kurrë. Këta profesionistë luajnë një rol kyç në raportimin financiar, përmbushjen e rregullave ligjore dhe përgatitjen e deklaratave tatimore dhe shumë përgjegjesi të tjera. Megjithatë, pas skenave, presioni dhe stresi që vjen me këtë profesionin mund të ketë pasoja negative në mirëqenien mendore dhe emocionale të këtyre individëve i cili shpesh dërgon në një gjendje të vështirë për shëndetin në përgjithsi. Por cilat janë arsyet që e shkaktojnë këtë stres tek njerëzit që punojnë në këtë fushë si dhe cilat mund të jenë mënyra për t’i lehtësuar këto presione.
Raportime me afate të përcaktuara dhe në kohë të shkurtër:
Auditorët shpesh ballafaqohen me afate të shkurtëra për të përfunduar auditime, kontabilisitët për të përgatitur deklarata financiare dhe për të përmbushur kërkesat ligjore. Këto kufizime kohore krijojnë presion të madh, duke sjellë orë të gjata pune, duke përfshirë netë dhe fundjavë. Frika nga moszbatim i afateve dhe bërja e gabimeve mund të shkaktojë nivele të larta të stresit dhe ankthit.
Menaxhimi i rregullave komplekse dhe të ndryshme:
Profesioni i auditimit dhe kontabiliteit është nën ndikimin e rregullave, ligjeve fiskale vendore dhe standardeve të ndryshme të kontabilitetit dhe auditimit të cila vazhdimisht evoluojnë dhe pësojnë ndryshime. Profesionistët në këtë fushë duhet të jenë të përditësuar me rregullat e fundit të kontabilitetit, ligjet tatimore dhe rregulloret specifike të industrisë. Adaptimi në mënyrë të vazhdueshme ndaj këtyre ndryshimeve mund të jetë e lodhshme dhe kërkon mësim poashtu të vazhdueshëm profesional, i cili ne njërën anë është i mirëseardhur sepse të detyron të jesh në hap me kohën, megjithatë në anën tjetër shton nivelet e stresit.
Raporte dhe kërkesave të klientëve të shumtë:
Kompanitë e kontabilitetit dhe auditimit kryesisht punojnë me klientë të shumtë njëkohësisht, ku secili ka kërkesa dhe pritshmëri të veçanta. Menaxhimi i shumë projekteve, përgjigjja ndaj pyetjeve të klientit dhe plotësimi i kërkesave të veçanta të tyre çon në një ngarkesë të rëndë dhe të rritur të punës. Kontabilistët duhet të lëvizin mes dy zjarrësh, të ofrimit të punës cilësore dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët në mënyrë efektive.
Rreziku i gabimeve dhe përgjegjësisë:
Auditorët dhe kontabilistët mbajnë përgjegjësi të rëndësishme për sigurinë e raportimit financiar jo vetëm në periudhën raportuese, por edhe shumë vite pas saj, dhe në disa raste përgjëgjësi gjatë gjithë jetës. Gabimet ose lëshimet mund të kenë pasoja të rënda, përfshirë humbje financiare, pasoja ligjore dhe dëmtim të reputacionit profesional. Frika nga bërja e gabimeve dhe përballja me përgjegjësi shton presion të madh te këta profesionistë. Bota e auditimit dhe llogaridhënies mund të duket e jashtëzakonshme në sipërfaqe, por nën numrat ndodhet një stres i fshehur që shpesh shpërfillet. Presionet e afateve të ngushta, rregulloreve komplekse, kërkesave të shumta të klientëve dhe rrezikut të gabimeve mund të ndikojnë në mirëqenien mendore dhe emocionale të profesionistëve në këtë fushë. Është e rëndësishme të njihen dhe adresohen këto shkaktarë të stresit në mënyrë proaktive.
Dukezbatuar strategji përballimi dhe kërkuar mbështetje, auditorët dhe kontabilistët mund të lundrojnë në sfidat e profesionit të tyre duke ruajtur mirëqenien e tyre mendore dhe kënaqësinë në punë. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të mbrohemi nga stresi duke iu kushtuar kohë vetes dhe aktiviteteve të relaksimit siç janë meditimi dhe ecja në natyrë. Pushimet e rregullta dhe komunikimi i hapur me kolegët dhe menaxherët janë gjithashtu aspekte të rëndësishme për të parandaluar dhe trajtuar “burnoutin”. Për më tepër, kujdesi për shëndetin fizik, duke përfshirë gjumin e mjaftueshëm, ushtrimin dhe një dietë të shëndetshme, ndihmojnë në qëndrueshmërinë dhe përgjithësisht mirëqenien tonë. Ne si kompani përdorim disa strategji të menaxhimit të stresit që kanë funksionuar shumë mirë për stafin tonë dhe që mund t’iu ndihmojnë edhe juve të tejkalojini shumë kriza stresi. Një nga këto është hikingu në fundjavë. Zhytja në një ambient natyror të jep një ndjenjë të veçantë të harmonisë dhe qetësisë. Kjo ka rregulluar nivelin e stresit dhe ka parandaluar një “burnout” nga puna. Ndonëse muaji i majit, i është dedikuar ndërgjegjësimit shëndetit mendor, duhet të kuptojmë se investimi i kompanive dhe individëve në këtë drejtim sjellë rritje të performancës në punë dhe në jetë.