Rreth Nesh

Rreth Nesh

Së bashku jemi më të fortë

ACCELL është një kompani kontabiliteti profesionale dhe dinamike me seli në Prishtinë. Kjo kompani ofron shërbime tatimore dhe te kontabilitetit për bizneset vendore dhe internacionale. Ne jemi të specializuar në shërbimet që mbështesin operacionet e klientëve tone duke filluar nga përgatitja dhe depozitimi i deklaratave tatimore, mbajtja e kontabilitetit, përpunimi i listës së pagave, auditimi dhe mbajtja e llogarive financiare.

ACCELL promovon kontraktimin e nevojave të kontabilitetit dhe taksave, në mënyrë që të lejojë klientët e saj të fokusohen në drejtimin e biznesit të tyre, të zvogëlojnë kostot, të rrisin efikasitetin e tyre për t’u përqëndruar në rritje ACCELL ka krijuar një reputacion për t’u ofruar klientëve shërbime financiare të përshtatura në rrethanat e tyre të biznesit për çmime të arsyeshme. Si rezultat, në pesë vitet e fundit të funksionimit, kompania ka pasur rritje të vazhdueshme me një rritje mesatare prej 15% në vit.


Rreth drejtores ekzekutive Elivra Ibrahimi

Elvira Ibrahimi – është themeluese dhe drejtore ekzekutive e kompanisë që nga viti 2016. Ajo ka 14 vite përvojë në fushën e financave dhe kontabilitetit, prej të cilave gjashtë vite si udhëheqëse e Departamentit Financiar në KS ILLYRIA LIFE. Ajo gjithashtu është e angazhuar në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK) në cilësinë Anëtarës dhe Thesaristes se Bordit. Ka shwrbyer njw mandat nw K.S. SIGURIA SHA, si Anëtare e Bordit Drejtues dhe Kryesuese e Komitetit të Auditimit. Elvira ka përfunduar studimet master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2012, me drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Ajo është anëtare aktive e SCAAK që nga viti 2006. Ajo fitoi titullin Kontabilist i Çertifikuar në vitin 2013, ndërsa në vitin 2017 fitoi titullin Auditor i Çertifikuar. Për të qenë në përputhje me standardet e profesionit të kontabilitetit ajo ndjek me kujdes trajnime dhe merr pjesë në konferenca në mënyrë të vazhdueshme.

Në rolin e saj si kontabiliste dhe udhëheqëse, Elvira Ibrahimi shquhet për vëmendjen e saj ndaj detajeve. Ajo kushton një vëmendje të veçantë për sigurinë e saktësisë dhe integritetin e punës së saj. Ajo gjithashtu ka aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe është në gjendje të shpjegojë informacionin.

Rreth partneres menaxhuese Arta Xhema

Arta Xhema ka mbi 13 vjet përvojë në fushën e financave. Pas një karriere të suksesshme si Drejtuese në BakerTilly Kosovo për 12 vjet, ajo vendosi të ndjekë rrugën e saj të pavarur në fushën e konsulencës financiare. Përgjatë kohës së punës së saj në BakerTilly, ajo ka fituar njohuri të thella në aspektet e llogarive, detyrimeve tatimore dhe këshillimit financiar për klientët e saj.

Si një profesioniste me përvojë të gjerë, Arta ka demonstruar aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projekteve të ndryshme të konsulencës biznesore. Ajo është e njohur për ekspertizën e saj në fushën e taksave në Kosovë dhe një zbatim të saktë të rregullave dhe ligjeve tatimore. Arta ka punuar në projekte të ndryshme që i kanë ndihmuar klientët të optimizojnë performancën financiare të tyre dhe të arritur objektivat e tyre afatgjatë. Me një karakter të fortë dhe një përkushtim të patundur ndaj punës së saj, Arta shquhet për pasionin dhe dëshirën për të fuqizuar njerëzit në rrethinën e saj. Ajo angazhohet në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe në ndihmën e klientëve të saj për të arritur suksesin financiar. Arta është një profesioniste e përmbajtshme dhe e përkushtuar, gjithmonë në kërkim të mundësive për të zgjeruar njohuritë e saj në fushën e financave dhe konsulencës biznesore. Përvoja e Artas dhe angazhimi i saj i vazhdueshëm në përmirësimin e aftësive dhe njohurive të saj e bëjnë atë një konsulent të shquar në fushën e financave, të gatshme të ofrojë ndihmën e saj të specializuar dhe të ndihmojë klientët e saj të përmirësojnë performancën financiare dhe të arritur suksesin afatgjatë në biznes.

Njihuni me ekipin e ekspertëve në kontabilitet dhe menaxhim

ACCELL drejtohet nga staf i certifikuar në kontabilitet dhe auditim me mbi 9 vite përvojë në fushën përkatëse.

Elvira Ibrahimi

Drejtoreshe

Arta Xhema

Partnere Menaxhuese

Albiana Krasniqi

Kontabiliste

Dren Selmani

Kontabilist

Shqipdon Hasanmetaj

Kontabilist

Diellza Gashi

Kontabiliste

sqShqip