Trajnimi intensiv në Bazat e Kontabilitetit dhe Analiza Financiare

📚 Java 1: Bazat e Kontabilitetit dhe Analiza Financiare
E martë 7 Tetor 2025- Pasqyrat Financiare
Orari: 18:00 – 20:30
Në këtë ditë, studentët do të aftësohen në kuptimin dhe interpretimin e pasqyrave financiare, si
• Bilanci i gjendjes
• Pasqyra e të ardhurave
• Pasqyra e fluksit të parasë
Ata do të mësojnë konceptet themelore sipas parimeve IFRS, duke analizuar të ardhurat dhe shpenzimet.
Aktivitete praktike për të interpretuar pasqyrat financiare të bizneseve te ndryshme
Qëllimi: marrja e vendimeve të informuara dhe përmirësimi i menaxhimit financiar.
E enjtë 9 Tetor 2025 -Analiza e Pasqyrave Financiare
Orari: 18:00 – 20:30
Trajnimi për:
• Analizë horizontale dhe vertikale
• Treguesit financiarë kyç
• Identifikimi i trendeve
• Vendimmarrja për menaxhim të qëndrueshëm financiar
🔍 Java 2: Auditimi, Edukimi Financiar dhe Tatimet
E martë 14 Tetor 2025 – Auditimi dhe edukimi financiar
Orari: 18:00 – 20:30
Njohuri mbi auditimin e brendshëm dhe të jashtëm:
• Transparenca financiare
• Kontrolli i brendshëm
• Menaxhimi i rrezikut
• Procesi i auditimit dhe rëndësia për strategjinë e biznesit
Edukimi Financiar
Temat kryesore:
• Menaxhimi i parave
• Buxhetimi dhe kursimi
• Investimet dhe shmangia e borxheve
• Planifikimi për stabilitet dhe rritje
E enjte 16 Tetor 2025 – Tatimet në Kosovë
Orari: 18:00 – 20:30
Çfarë do të mësojnë studentët:
• Sistemi tatimor në Kosovë
• TVSH, TAP, TAK dhe kontributet pensionale
• Detyrimet ligjore dhe pajtueshmëria me ATK
• Si të shmangen penalitetet dhe të menaxhohen detyrimet
💳 Tarifa dhe Pagesa
Tarifa e trajnimit është 199€, për të cilën lëshohet faturë tatimore ose kupon fiskal. Kjo tarifë përfshin:
- Trajnimin e plotë
- Materialet e trajnimit
- Çertifikatën e përfundimit nga Accell Academy
Pagesa mund të bëhet në 2 këste:
- 50% në fillim për rezervim të vendit
- 50% pas përfundimit të trajnimit
P.S.
Për biznese: Lëshohet fatura tatimore 📍 Lokacioni: Hotel Prishtina