Finance360

Trajnimi intensiv në Bazat e Kontabilitetit dhe Analiza Financiare  

💼 Agjenda e plotë – Finance 360 Academy

By Elvira Ibrahimi

📚 Java 1: Bazat e Kontabilitetit dhe Analiza Financiare

Pasqyrat Financiare (Parimet Themelore)

Në këtë ditë, studentët do të aftësohen në kuptimin dhe interpretimin e pasqyrave financiare, si
• Bilanci i gjendjes
• Pasqyra e të ardhurave
• Pasqyra e fluksit të parasë
Ata do të mësojnë konceptet themelore sipas parimeve IFRS, duke analizuar të ardhurat dhe shpenzimet.


Pasqyrat Financiare (Zbatimi Praktik)

Aktivitete praktike për të interpretuar pasqyrat financiare të:
• Bizneseve
• Bankave
• Kompanive të sigurimit
Qëllimi: marrja e vendimeve të informuara dhe përmirësimi i menaxhimit financiar.


Analiza e Pasqyrave Financiare

Trajnimi për:
• Analizë horizontale dhe vertikale
• Treguesit financiarë kyç
• Identifikimi i trendeve
• Vendimmarrja për menaxhim të qëndrueshëm financiar

🔍 Java 2: Auditimi, Edukimi Financiar dhe Tatimet


Auditimi

Njohuri mbi auditimin e brendshëm dhe të jashtëm:
• Transparenca financiare
• Kontrolli i brendshëm
• Menaxhimi i rrezikut
• Procesi i auditimit dhe rëndësia për strategjinë e biznesit


Edukimi Financiar

Temat kryesore:
• Menaxhimi i parave
• Buxhetimi dhe kursimi
• Investimet dhe shmangia e borxheve
• Planifikimi për stabilitet dhe rritje


Tatimet në Kosovë

Çfarë do të mësojnë studentët:
• Sistemi tatimor në Kosovë
• TVSH, TAP, TAK dhe kontributet pensionale
• Detyrimet ligjore dhe pajtueshmëria me ATK
• Si të shmangen penalitetet dhe të menaxhohen detyrimet

💳 Tarifa dhe Pagesa

Tarifa e trajnimit është 236€, për të cilën lëshohet faturë tatimore ose kupon fiskal. Kjo tarifë përfshin:

  • Trajnimin e plotë
  • Materialet e trajnimit
  • Çertifikatën e përfundimit nga Accell Academy

Pagesa mund të bëhet në 2 këste:

  • 50% në fillim për rezervim të vendit
  • 50% pas përfundimit të trajnimit

P.S. 

Për biznese: Lëshohet fatura tatimore 📍 Lokacioni: Hotel Prishtina

en_USEnglish